Katy Perry me një mashkull tjetër në prani të Bloom NULL NULL 05.04.2016 13:00 05.04.2016 13:00 Kjo është e çuditshme! Një dëshmitar okular për Life & Style ka treguar se si Katy Perry ka qenë e afërt pak më shumë se që duhet me një person të panjohur gjatë një ndeje në Los Angeles – dhe se i dashuri i saj Orlando Bloom i ka parë të gjitha. “Ata të dy po shoqëroheshin me të gjithë dhe nuk qëndruan pranë njëri tjetrit të shumtën e mbrëmjes”, ka deklaruar burimi, duke iu referuar çiftit të supozuar Perry-Bloom, transmeton Klan Kosova. “Në një moment Katy lëvizi në drejtim të një mashkulli të pashëm dhe tentoi ta puthë në buzë. I panjohuri u trondit nga ky hap dhe u tërhoq prapa në shpejtësi”, përfundoi burimi. Ende mbetet e paqartë se çfarë në të vërtet po ndodh me çiftin prej tre muajsh. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.