Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Katy Perry e ndihmoi motrën që të lindte

NULL NULL
14.09.2016 18:00

Katy Perry është një grua me shumë talente.

Këngëtarja e famshme zbuloi të hënën për fansat e saj se i kishte ndihmuar motrës së saj gjatë sjelljes në jetë të fëmijës në ora dy të pasdites dhe sërish arriti që të shkojë në studio në ora tetë për të punuar rreth muzikës.

“Merr një vajzë që mund t’i bëjë të dyja”, ka shkruar 31-vjeçarja në Twitter pas lindjes.

Bukuroshja zeshkane ishte po ashtu dora e djathtë gjatë lindjes së parë të së motrës Angela në vitin 2014.

Katy mund të mos ketë ende fëmijë të saj, por krijuesja e hitit “Rise” është momentalisht në lidhje serioze me aktorin Orlando Bloom, i cili po ashtu ka një fëmijë nga martesa e mëparshme me Miranda Kerr.

Siç ka raportuar më parë revista Life&Style, ai është gati të martohet me këngëtaren dhe të bëjë fëmijë me të. Nuk ka qenë më serioz me asnjë vajzë tjetër që nga Miranda”, transmeton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.