Katy Perry akuzohet për ngacmim seksual NULL NULL 13.08.2019 12:59 13.08.2019 12:59 Këngëtarja Katy Perry është duke u përballur më një akuzë shumë të rëndë. Aktori dhe modeli 38-vjeçar Josh Kloss ka rrëfyer se Perry e ka ngacmuar gjatë xhirimeve të këngës së saj. Ai ka treguar se në fillim këngëtarja ishte treguar e sjellshme, por më vonë mënyra se si fliste nuk i kishte pëlqyer aspak. Josh thotë se ditë këngëtarja i kishte hequr pantallonat në sy të miqve të saj dhe se në ato momente ai ishte ndjerë shumë i turpëruar. Më pas ai ka shpjeguar se pse vendosi të fliste pikërisht në këtë moment, që kanë kaluar gati 9 vite që nga koha e xhirimeve të videoklipit. “E them këtë gjë tani sepse kultura jonë po përpiqet të provojë që meshkujt e fuqishëm janë pervers. Por edhe femrat me fuqi janë po aq të shpifura”, është shprehur modeli. Katy nuk ka reaguar akoma në lidhje me këtë çështje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.