Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Katie i uron të bijës ditëlindjen më një postim të lezetshëm instagrami

NULL NULL
18.04.2020 09:51

Katie Holmes e ka bërë një urim të lezetshëm për vajzën e saj, Suri Cruise.

Aktorja 41 vjeçare u shfaq në rrjete sociale me urimin e ditëlindjes për vajzën, e cila sot mbush 14 vjet.

“Urime ditëlindja zemër!!!! Jam shumë e bekuar të jem nëna jote. Le të jetë ky vit i mahnitshëm”, shkroi Katie, duke i bashkëngjitur edhe një fotografi të një baneri ku shkruan “Urime Ditëlindja”.

Suri jeton gjatë gjithë kohës me Kate dhe aktorja foli rreth të bijës në një intervistë së fundmi për revistën InStyle.

“E dua aq shumë. Qëllimi im më i madh ka qenë gjithmonë që ta rrisja atë në individualitetin e saj”, deklaroi ajo.

“Të sigurohem që ajo është 100 përqind vetvetja dhe e fortë, me vetëbesim dhe e aftë. Dhe ç’është e vërteta, ajo doli të jetë shumë e fortë – gjithmonë ka qenë një personalitet i fortë”.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.