Katërvjeçari vdes pas trajtimit tek dentisti NULL NULL 19.05.2019 08:05 19.05.2019 08:05 Është duke u hetuar vdekja e një katërvjeçari, i cili vdiq pasi kishte kaluar një procedurë dentare ne Oakland, transmeton Klan Kosova. Bordi dentar i Kalifornisë ka nisur një hetim pasi katërvjeçari Ly Tri Dung është trajtuar në ordinancën e dhëmbëve për të rinj më 24 prill. Familja e djalit tha se pas dy dozave të anestezisë, djalit iu ndërpre frymëmarrja. Ai u dërgua pastaj në spital ku u shpall i vdekur një ditë më vonë. Familja e djalit emigroi në SHBA nga Vietnami në vitin 2017. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.