Katër të vdekur nga tërmeti në Turqi

Katër të vdekur nga tërmeti në Turqi

8 muaj më parë

Të paktën katër presona kanë humbur jetën si dhe disa të tjerë kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që goditi në juglindje të Turqisë.

Sipas US Geological Survey, tërmeti ka qenë me magnitudë 6.7 shkallë – gjë që ka shkaktuar shembjen dhe dëmtimin e disa ndërtesave, transmeton Klan Kosova.

Lajmin për vdekjen e katër personave e ka konfirmuar ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu.

“Shpresojmë që mos të ketë më shumë viktima”, ka thënë ai për agjencinë e lajmeve Anadolu.

klankosova.tv