Katër të vdekur nga dy shpërthime në Afganistan NULL NULL 23.03.2019 10:54 23.03.2019 10:54 Dy shpërthime kanë ndodhur gjatë një festimi në stadiumin e qytetit Lashkar Gah të shtunën në Afganistan. Këto shpërthime kanë vrarë 4 persona dhe kanë plagosur 31 të tjerë, transmeton Klan Kosova. Sipas Reuters, shpërthimet ndodhën kur rreth 1000 njerëz festonin “Ditën e Fermerëve”. Guvernatori i provincës Helmand, Mohammad Yasin Khan, u rrëzua nga shpërthimet, por mori vetëm disa plagë sipërfaqësore, tha një zëdhënës. Viti i ri tradicional festohet në një pjesë të madhe të Afganistanit, por disa islamistë janë kundër këtyre festimeve, duke thënë që ato janë kundër Islamit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.