Katër të vdekur nga COVID-19 NULL NULL 14.01.2021 15:09 14.01.2021 15:09 Në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë katër persona si pasojë e COVID-19. Në vend janë shënuar edhe 279 raste të reja me koronavirus si dhe janë shëruar 441 persona. Rastet e vdekjes janë nga këto komuna: Suharekë 2 raste (89, 64 vjeç), Drenas 1 rast (78 vjeç), Lipjan 1 rast (76 vjeç). Në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës thuhet se numri total i rasteve pozitive është 54.839 raste nga 203.693 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.392 raste të vdekjes. Numri i përgjithshëm i të shëruarve nga COVID-19 deri më sot është gjithsej 48.046 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.401. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024