Katër të vdekur dhe 85 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Katër të vdekur dhe 85 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

2 muaj më parë

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 85 raste të reja nga 1 mijë e 188 teste të bëra.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik më së shumti raste ka në: Shkup 32 raste, Kumanovë nëntë raste, Shtip nëntë raste, Kërçovë shtatë raste, Gostivar shtatë raste, Kavadar gjashtë raste, etj.

Katër persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit, një 72-vjeçar dhe një 84-vjeçar nga Shkupi, një 62-vjeçar nga Gostivari dhe një 66-vjeçar nga Shtipi, teksa 45 pacientë janë shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë me COVID-19, në Maqedoninë Veriore janë diagnostikuar 11 mijë e 839 persona, prej tyre 7 mijë e 664 janë shëruar, 527 pacientë kanë humbur jetën dhe 3 mijë e 648 raste janë ende aktive, shkruan Alsat-M përcjell Klan Kosova.