Klan Kosova përmes burimeve të sigurta mëson se katër të dëmtuarit janë të plagosur në këmbë dhe të njëjtit janë dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor.

8:57, 9 Nëntor 2019

Sot rreth orës 02:00 të mëngjesit ka ndodhur një përleshje e armatosur mes dy grupeve në rrugën “Rinia” në Prishtinë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona.

Klan Kosova përmes burimeve të sigurta mëson se katër të dëmtuarit janë të plagosur në këmbë dhe të njëjtit janë dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Policia ka arritur t’i identifikojë personat e dyshuar dhe është në kërkim të tyre.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar edhe zyrtarja e Policisë për Informim, Flora Ahmeti, duke shtuar se në vendngjarje janë sekuestruar tre armë që dyshohet të jenë përdorur në këtë rast.

“Sot rreth orës 02:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën Rinia në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”.

“Në këtë rast katër persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Ndërkohë që policia ka identifikuar personat e dyshuar dhe është në kërkim të tyre. Nga njësitet policore në vendngjarje janë sekuestruar tre armë zjarri që dyshohet të jenë përdorur në këtë rast”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë