Katër të mitur me një pistoletë lodër vjedhin gjëra ushqimore në një supermarket në Fushë Kosovë

Katër të mitur me një pistoletë lodër vjedhin gjëra ushqimore në një supermarket në Fushë Kosovë

NULL NULL
4 ditë më parë

Katër të mitur kanë vjedhur gjëra ushqimore në vlerë prej 25 eurosh në një nga supermarketet në Fushë Kosovë.

Njëri nga të dyshuarit i ka drejtuar pistoletën lodër rojës, dhe më pas kanë ikur.

Policia ka arritur të i identifikojë të dyshuarit dhe ti shoqërojë në Stacionin Policor.

VJEDHJE GRABITQARE

Rr. e Dardanisë, Fushë Kosovë 13.01.2021 – 12:30. Raportohet se në një lokalin/market, katër të dyshuar meshkuj kosovar (të mitur), pasi kanë marrë disa gjëra ushqimore me vlerë rreth 25 euro, njeri prej tyre ka drejtuar armën (pistoletë lodër) punëtorit të sigurimit, e me pas janë larguar në drejtim të panjohur. Njësia policore ka arrit ti gjejë dhe ti shoqëroj në stacionin policor të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.