Katër të lënduar pas aksidentit në Bellopojë të Istogut

Katër të lënduar pas aksidentit në Bellopojë të Istogut

NULL NULL
2 months më parë

Katër persona janë lënduar pas një aksidenti të trafikut që ka ndodhur në mes të dy veturave sot në fshatin Bellopojë të Istogut.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 12:30 policia është informuar se ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Bellopojë të komunës së Istogut. Në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Rugova.