Katër të lënduar nga një aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë NULL NULL 26.10.2020 16:44 26.10.2020 16:44 Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Lupç. Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës. Ahmeti tha se në aksident ishin të përfshira dy automjete. “Sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë -Podujevë, saktësisht në fshatin Lupç, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 46 minuta më parë