Katër të arrestuarve për krim të organizuar iu caktohet nga një muaj paraburgim (VIDEO) NULL NULL 25.01.2023 14:33 25.01.2023 14:33 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda i ka caktuar masën e paraburgimit kundër katër të pandehurve D.S., Xh.M., H.H., dhe T.Sh. Ndaj katër të pandehurve rëndojnë akuzat për vepra penale si “vrasje e rëndë në tentativë”, “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “lëndim i rëndë trupor”, “detyrim”, “zjarrvënie” dhe “mbajtja në pronësi apo posedim i paautorizuar i armës”. “Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin”, thuhet në njoftimin e gjykatës, transmeton Klankosova.tv. Tutje, bëhet e ditur se gjyqtarja e procedurës paraprake, ka vlerësuar se nëse katër të pandehurit gjenden në liri, ekziston rreziku i arratisjes, agjësimit, fshehjes, ndryshojnë ose falsifikojnë provat dhe mund të pengojnë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë. Kujtojmë se katër të pandehurit u arrestuan mbrëmë në një aksion të Njësisë Speciale i cili u zhvillua mbrëmë në katër lokacione në kryeqytet. Arrestohen katër të dyshuar për krim të organizuar në Prishtinë (VIDEO)
Big Brother VIP Vedati dhe Artani përpiqen "ta mashtrojnë" Melisën rreth rregullave të "Vëllait të Madh" (VIDEO) 14 minuta më parë
Lajme Balona spiune e Kinës: Marina amerikane publikon foto të mbeturinave të mbetur prej saj 27 minuta më parë
Kosova Dukaj pret në takim Osmanin, flasin për perspektivën evropiane të Kosovës e Malit të Zi 28 minuta më parë