Katër të arrestuar nga aksioni te Agjencia për Zhvillim të Bujqësisë (VIDEO)

Katër të arrestuar nga aksioni te Agjencia për Zhvillim të Bujqësisë (VIDEO)

NULL NULL
2 months më parë

Katër zyrtarë të Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë, që vepron në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, janë arrestuar në aksionin e sotëm të policisë që është zhvilluar në këtë agjenci.

Pjesëtarët e Njësisë Speciale dhe të Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike duket se kanë gjetur edhe prova materiale në këtë aksion, pasi janë larguar me disa dosje.

Ministria e Bujqësisë nuk është deklaruar rreth këtij aksioni që ndodhi mëngjesin e sotëm, pavarësisht insistimeve të Klan Kosovës.

Ky aksion, arsyet e të cilit ende nuk dihen, është i shtrirë në disa lokacione në Kosovë përfshirë Komunën e Istogut, atë të Lipjanit dhe disa komuna të tjera.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar këtë aksion të gjerë, por nuk ka dhënë informata të tjera duke thënë se detajet do të jepen pas përfundimit të tij.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë zëdhënësi Baki Kelani.