Katër shqiptarë të vdekur në aksidentin e trenit në Greqi - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Katër shqiptarë të vdekur në aksidentin e trenit në Greqi

NULL NULL
02.03.2023 22:48
Treni Greqi

Katër shqiptarë janë në mesin e viktimave të aksidentit të trenit që ndodhi të marten në Greqi.

Kështu tha Florina Çoku, e cila është administratore e komunitetit shqiptar të Selanikut, shkruan Euronews Albania përcjell Klankosova.tv
Çoku tha se njëra nga viktimat është studente në Selanik, ndërsa për viktimat e tjera nuk jepet informacion.

Ajo u shpreh se 48 persona janë të plagosur nga të cilët gjashtë në gjendje shumë të rëndë.

“4 persona janë shqiptarë, janë patriotët tanë, kjo është e dhimbshme. 2 ditët e fundit dhjetëra emigrantë shqiptarë po dhurojnë gjak për të plagosurit”, tha Çoku.

Deri më tani raportohet se numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 57/ Klankosova.tv

Rrini të informuar duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS