Katër policë në Prizren akuzohen për ryshfet NULL NULL 24.02.2017 18:39 24.02.2017 18:39 Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër katër zyrtarëve policorë të trafikut regjional në Prizren. Katër policët: N.A, D.B, M.S dhe B.B, akuzohen për veprën penale marrje të ryshfetit, njofton Klan Kosova. Sipas kësaj aktakuze, këta zyrtarë që nga data 15 gusht të vitit 2016 e deir më 10 nëntor të vitit të kaluar, ata kanë bashkëpunuar në cilësinë e personave zyrtarë – policë të trafikut rrugor regjional në Prizren, dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë kërkuar dhe kanë marrë për vete ryshfet në të holla. Gjithashtu, të akuzuarit kanë ndërmarrë veprime në kundërshtim me Ligjin e komunikacionit rrugor, në atë mënyrë që gjatë patrollimit në mirëvajtjen e komunikacionit, me automjete zyrtare të policisë, të pandehurit N.A., D.B., M.S dhe B.B., në vazhdimësi kanë kërkuar dhe kanë marrë të hodha, në shuma dhe kohë të ndryshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.