Katër plumba mbi makinën e vlonjatit, i shpëton mrekullisht atentatit NULL NULL 28/02/2017 28/02/2017 Një 51 vjeçar i ka shpëtuar një atentati me armë mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Bëhet e ditur se gjithçka ka ndodhur rreth orës 21:40 të së hënës, në aksin rrugor Risili-Llakatund, pranë vendit të quajtur “Kthesa e Bushajve”. Shtetasi me inicialet P. S., banues në fshatin Llakatund, ishte duke udhëtuar me automjetin “Benz”, në momentin e ngjarjes. Ai ka thënë për policinë se, “në një moment ka dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri, por nuk ka ndaluar”. Sapo ka arritur në banesë, 51 vjeçari konstatuar se mjeti i tij kishte marrë 4 goditje të dyshuara armë zjarri, por vetë nuk ka pësuar asnjë lëndim, shkruan gazeta Shekulli. Shtetasi P. S., ka njoftuar policinë, e kjo e fundit menjëherë ka nisur hetimet në lidhje me këtë atentat, që fatmirësisht ka përfunduar pa viktima. Deri më tani nuk dihet se kush është autorit apo autorët e atentatit, ndërsa uniformat blu të Vlorës po punojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Lajme Ministrja serbe: Vuçiq do të bëjë gjithçka për të ruajtur interesat kombëtare 14 minuta më parë