Katër persona vdesin nga rrëzimi i avionit në Meksikë NULL NULL 30.07.2015 20:45 30.07.2015 20:45 Një zyrtar shtetëror dhe tre njerëz të tjerë kanë vdekur pasi një aeroplan i vogël është rrëzuar në veri të Meksikës. Rrëzimi i aeroplanit ka ndodhur në një pjesë të largët në veri të vendit, i cili ndodhet mes Muzquiz dhe Boquillas, ka thënë zëdhënësi i shtetit Coahulia. Rogelio Diaz nga agjencia shtetërore për zhvillim ekonomik, ka konfirmuar se në këtë aksident ka humbur jetën zëvendëssekretari i kësaj agjencie, Francisco Garcia Castells Alanis. Diaz tha se bashkëpunëtori i tij kishte shkuar për pushime së bashku me kunatin e tij. Ai ka thënë se nuk di identitetit e viktimave të tjera. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 28 minuta më parë