16:00, 22 Shtator 2019

Mos lejo që ndarja që ke pasur kohët e fundit të të shkelë të drejtën për të qenë i/e lumtur!

Lumturia mund t’ju sjellë shëndet më të mirë, marrëdhënie më të kënaqshme, t’ju bëjë më kreativ dhe të tërheqë njerëz të lumtur te ju – por kjo mund të duket e pamundur nëse po përpiqeni të kaloni dhimbjen nga një ndarje.

Ne po ju sjellim 4 mënyra për të shëruar zemrën e thyer pas një ndarje!

1.Fal
E dimë që mund të jetë e vështirë por përpiqu të jesh e para që mund të falësh dhe mos u mbështet pas dhimbjes, inatit që nuk bëjnë gjë tjetër veçse të lëndojnë ty!

2.Bëj mirë që të gjesh mirë!
A besoni te kjo shprehje? Epo nëse jo, duhet ta bëni në mënyrë që ndiheni mirë, shkruan iconstyle.al. Mund ta fillosh me gjëra më të vogla si të lesh bakshish, apo të dhurosh gjak, si dhe të ndihmosh dikë në nevojë.

3.Ji mirënjohëse
Njerëzit që shprehin mirënjohje mbi një bazë të qëndrueshme janë më optimistë, më pak materialistë dhe më falës. Në fund të çdo dite, shkruani tre gjëra për të cilat jeni mirënjohës.

4.Shkruaj në ditar
Vetë-reflektimi përmes shkrimit është një praktikë shumë e fuqishme, shëruese dhe fuqizuese që do t’ju ndihmojë të jeni në gjendje të shprehni atë që po ndjeni dhe është një mënyrë e provuar për të ulur stresin dhe për të zbutur traumën e ndarje të vështirë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë