Katër lojtarë të Manchester United raportohet se u rrahën mes vete NULL NULL 19.09.2023 13:42 19.09.2023 13:42 Manchester United nuk po kalon momente aspak të mira. E kjo si duket ka ndikuar edhe në disponimin e futbollistëve. Së fundmi, është raportuar për një përleshje mes katër futbollistëve. Ngjarja ka ndodhur pas humbjes nga Brighton, ku edhe ka pasur tensionet në dhomat e zhveshjes. Thuhet se zënka ka nisur pas një diskutimi mes Bruno Fernandes dhe Scott McTominay, ndërsa janë përfshirë edhe Lisandro Martinez e Victor Lindelof. Por, kjo është mohuar nga klubi. Aktualisht, “Djajtë e Kuq” e shohin veten në vendin e 13-të në tabelë. Nëse vazhdohet me këtë ritëm, trajneri Erik ten Hag rrezikon të shkarkohet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll FSHF-ja konfirmon shitjen e biletave në afat rekord për ndeshjen Shqipëri-Çeki, mbi 300 mijë kërkesa ishin 17/09/2023