Katër kandidatë për dy gjyqtarë në Kushtetuese NULL NULL 11/11/2015 11/11/2015 Komisioni për shqyrtimin e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës ka përzgjedhur katër kandidatë për dy pozita të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Kandidatët që kanë shënuar më shumë pikë gjatë intervistimit janë: Gresa Cakaj Nimani, Rexhep Gashi, Selvete Gërxhaliu, Hashim Çollaku. Këta të fundit janë përzgjedhur pas përfundimit të intervistave me gojë që janë mbajtur gjatë ditë së sotme dhe testit me shkrim i mbajtur më 9.11.2015, transmeton Klan Kosova. Këta kandidatë do t’i dërgohen seancës së Kuvendit të Kosovës për votim.