Katër gjëra që burrat duhet t’i kenë parasysh për shëndetin riprodhues NULL NULL 24.11.2021 22:33 24.11.2021 22:33 Konsumimi i alkoolit dhe duhanit, ushqimi jo i shëndetshëm, sëmundjet seksuale si SST ose IST, nivele ekstreme të stresit, shqetësime emocionale ose mendore, aksidente ose lëndime fizike, janë disa nga shkaqet të cilat jo vetëm që mund të pengojnë shëndetin riprodhues, por gjithashtu mund të ndikojnë në fertilitetin e meshkujve. Andaj më poshtë gjeni disa gjëra që burrat duhet të kenë parasysh për të siguruar një shëndet të shëndoshë riprodhues. Sfidat e shëndetit riprodhues Është e rëndësishme të edukoheni rreth sfidave riprodhuese si numri i ulët i spermës, testosteroni i ulët, impotenca, IST etj. mund të shkaktojnë komplikime në fazat e mëvonshme të jetës. Duhet të ketë ndërgjegjësim për IST-të dhe infeksionet riprodhuese si virusi i mungesës së imunitetit të njeriut (HIV), sifilizi, hepatiti B, klamidia, gonorrea, herpesi dhe papillomavirusi i njeriut (HPV) për të marrë masat e nevojshme ose për të kërkuar ndihmë mjekësore, përcjell Klankosova.tv Të kesh një mënyrë jetese aktive Noti, vrapimi, çiklizmi dhe sportet e tjera mund të ndihmojnë në ndërtimin e imunitetit, mbajtjen aktive, ruajtjen e niveleve të hormoneve, veçanërisht në rastin e diabetit dhe sëmundjeve të lidhura me zemrën. Këto ndryshime të thjeshta të stilit të jetesës do të ndihmojnë në reduktimin e stresit dhe hormoneve të tjera që ndikojnë në prodhimin e spermës. Konsumimi i një diete të shëndetshme Konsumimi i frutave, perimeve dhe i ujit është i rëndësishëm për një dietë ushqyese. Ushqimi i përpunuar mund të rezultojnë të jenë të dëmshëm në planin afatgjatë dhe të pengojnë nivelet e hormoneve në trup. Një dietë ushqyese do të ndihmonte për të siguruar jo vetëm një shëndet të fortë riprodhues, por edhe shëndetin e përgjithshëm. Higjiena personale Regjioni gjenital mashkullor ndodhet jashtë trupit për të siguruar temperaturë më të ftohtë për prodhimin e spermës. Higjiena personale, si larja e duarve pas përdorimit të tualetit, mbajtja e zonës gjenitale të pastër, veshja e të brendshmeve të lara, shmangia e çdo sapuni kimik ose sintetik dhe sigurimi i pastërtisë së përgjithshme, është thelbësore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Pesë metoda të thjeshta që do të ndihmojnë të gjithë ata që janë shpesh të përgjumur dhe të lodhur 24 orë më parë
Këshilla mjekësore Ekspertët thonë se metoda "Wim Hof" e frymëmarrjes mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kronike 2 days