Katër duele fantastike nga UEFA Europa League mund t’i shikoni sonte në Artmotion

Katër duele fantastike nga UEFA Europa League mund t’i shikoni sonte në Artmotion

NULL NULL
nga Arbon Flugaj 2 months më parë

Pas mbrëmjeve të së martës dhe të mërkurës të pasura me futboll evropian nga gara më prestigjioze, UEFA Champions League, tani radha i vjen dy kompeticioneve të tjera kontinentale, Europa League dhe respektivisht Conference League.

Katër do të jenë ndeshjet nga Europa League të cilat do të transmetohen në dy orare, nga ora 18:45 dhe 21:00, teksa një duel tjetër do të vijë nga Conference League.

Me fillim nga ora 18:45 drejtpërdrejt nga “Stadio Olimpico” vjen sfida Lazio – Marseille e cila do të transmetohet direkt në Art Sport 1 nën komentimin e Arlind Sadikut, me të dyja skuadrat që vijnë në këtë sfidë në formë të lartë dhe spektakli do të jetë i garantuar. Nga po i njëjti orar në Art Sport 2 vjen sfida mes Fenerbahçes dhe Royal Antwerp e cila do të transmetohet në Art Sport 2 dhe do të komentohet nga Jon Ajeti.

Në ora 21:00 disa prej lojtarëve kosovarë zbresin në fushën e blertë për t’i zhvilluar ndeshjet e tyre. Në Art Sport 1 mund ta shikoni duelin Napoli – Legia që përballë mes tyre Amir Rrahmanin dhe Lirim Kastratin. Kjo ndeshje do të vijë nën komentimin e Andi Shabanit.

Dueli mes Napolit dhe Legias nuk është i vetmi, pasi nga ora 21:00 Lyoni i Xherdan Shaqirit do të udhëtojë në Republikën Çeke për t’u përballur me skuadrën e Sparta Prahës. Kjo ndeshje do të transmetohet në Art Sport 2 nën komentimin e Arbon Flugajt.

Sa i përket garave të Conference League, sonte në Art Sport 3 me fillim nga ora 21:00, mund ta ndiqni Baselin e shqiptarëve që do të ndeshet me Omonian e Nikozisë. Emanuell Syla do të jetë komentator i këtij dueli.