Katër banikerë në Zvicër dënohen për dhënien e ndihmës një mikut të Putinit NULL NULL 30.03.2023 17:06 30.03.2023 17:06 Katër bankierë që lejuan një mik të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që të depozitonte një vlerë të madhe parash në bankat zvicerane janë shpallur fajtorë për mungesë të kujdesit të duhur. Ish-udhëheqëseve ekzekutivë të degës në Gazprombank ruse në Cyrih, ju shqiptuan gjoba të mëdha për ndihmën e muzikantit Sergei Roldugin, i quajtur “Portofoli i Putinit”. Roldugin thuhet se ka paguar rreth 30 milionë dollarë (24 milionë funta) midis 2014 dhe 2016, derisa nuk ka dhënë asnjë shpjegim të besueshëm se nga kishin ardhur paratë. Sipas ligjit zviceran, bankave u kërkohet të refuzojnë ose mbyllin llogaritë nëse kanë dyshime për mbajtësin e llogarisë ose burimin e parave. Roldugin, një violonçelist, është kumbari i vajzës së madhe të Putinit, Marias. Tre nga bankierët e dënuar janë rusë dhe një zviceran. Atyre iu gjobitën gjithsej 741,000 franga zvicerane (655,600 funta), të pezulluara për dy vjet. Burrat, të cilët nuk mund të identifikohen sipas kufizimeve zvicerane kanë paralajmëruar apelim kundër vendimit të gjykatës zvicerane. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS