Katër anije të tjera me grurë largohen nga Ukraina NULL NULL 07.08.2022 11:19 07.08.2022 11:19 Katër anije të tjera që transportonin grurë dhe vaj luledielli janë larguar nga portet e Ukrainës nëpërmjet një korridori të sigurt detar. Miliona tonë grurë kanë ngecur në Ukrainë për shkak të bllokadave ruse, duke çuar në mungesa dhe çmime më të larta të ushqimeve në vende të tjera. Por javën e kaluar anija e parë u largua nga portet e Ukrainës që nga muaji shkurt, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Anijet e fundit që do të lundrojnë janë të destinuara për në Turqi, ku do të inspektohen si pjesë e një marrëveshjeje të arritur me Rusinë dhe Kombet e Bashkuara. Ato u nisën të dielën nga portet e Odesas dhe Chornomorsk dhe të gjitha do të udhëtojnë përmes ngushticës së Bosforit. Pas inspektimeve, dy anijet janë planifikuar të ankorohen në Turqi, ndërsa të tjerat do të nisen drejt Italisë dhe Kinës. Një tjetër anije bosh është autorizuar të udhëtojë në Ukrainë për t’u ngarkuar. Zyrtarët ukrainas thonë se këto janë shenja të qarta se eksportet e grurit janë të sigurta dhe u kanë kërkuar kompanive të transportit që të kthehen në vend. Në fjalimin e tij të zakonshëm të natës të shtunën, Presidenti Zelensky përshëndeti rifillimin e eksporteve, por tha se rreziqet e sigurisë mbeten. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Abazoviq thotë se nëse do të ishte kryeministër, Mali i Zi do të votonte pro anëtarësimit të Kosovës në KiE 9 minuta më parë
Kosova Vetëvendosja shtrin rrënjët e punësimit në shkollat e Gjilanit, drejtoresha e Arsimit i ik Kiks Kosovës (VIDEO) 19 minuta më parë