Katedralja Notre Dame tani rrezikohet nga reshjet e shiut NULL NULL 23.04.2019 14:53 23.04.2019 14:53 Arkitektët që po punojnë në restaurimin e Notre-Dame po nxitojnë që të mbulojnë katedralen para se shiu të shkaktojë dëme të tjera. Meteorologët kanë paralajmëruar reshje shiu e madje edhe stuhi gjatë këtyre ditëve. Një pjesë e katedrales vetëm është e zhytur në ujë pas ndërhyrjes së zjarrfikësve për të shuar zjarrin. Arkitektët kanë frikë se reshjet e mëdha mund të rezultojnë në dëme të pariparueshme. Fillimisht grupi i arkitektëve ka menduar të vendosë një lloj pëlhure kundër shiut dhe për këtë kanë ftuar alpinistët të ndihmojnë në vendosjen e saj. Arkitektët po mendojnë për të ngritur një ombrellë të madhe për të mbrojtur të gjithë strukturën gjatë kohës sa është në rindërtim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Kompania e menaxhimit të anijeve shpreh ngushëllime për viktimat pas shembjes së urës në Baltimore 2 minuta më parë
Kosova Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci dhe Duriqi: Autorët të sillen para drejtësisë 6 minuta më parë
Kosova Mungojnë dy të akuzuar dhe një avokat, shtyhet gjykimi për shpëlarjen e mbi 125 mijë eurove 7 minuta më parë