Kate Middleton ishte grimuar vet kur u martua (FOTO) NULL NULL 18.05.2023 18:07 18.05.2023 18:07 Që një nuse të bëjë grimin në ditën e saj të dasmës, do guxim, e lëre më një mbretëreshë e ardhshme, që pritej të kishte vëmendjen e miliona fansave mbretërorë, në gjithë botën. E këtë, thuhet ta kishte bërë vetë, mëngjesin e ditës së saj më të madhe, në prill të 2011-ës, Kate Middleton, transmeton klankosova.tv. Ajo bëri paraqitje mahnitëse, duke dalë në Westminster Abbey me një grim të përsosur natyral që rrezatonte bukurinë e nuses. Ndërsa mediat raportojnë se ajo kishte marrë mësime nga Arabella Preston, një guru bukurie e specializuar në bërjen e nuseve. Kate Middleton Artistja e grimit erdhi për një seri takimesh sy më sy, në Clarence House para dasmës me Princin Ëilliam dhe tha për studenten e saj: “Ajo dukej e mrekullueshme. Absolutisht e bukur.’ Kate në ditën e dasmës së saj kishte fytyrë të freskët duke zgjedhur një bazë me shkëlqim për të treguar bukurinë e saj natyrale. Megjithatë edhe më parë, ajo ishte parë duke vizituar sallonin e bukurisë The Retreat në Neëbury, afër shtëpisë së saj familjare, një javë para ngjarjes.