Katari: Nuk ka arsye për shqetësim NULL NULL 23.06.2025 20:58 23.06.2025 20:58 Ministria e Jashtme e Katarit ka lëshuar një deklaratë duke pohuar se situata e sigurisë në vend mbetet e qëndrueshme dhe nuk ka arsye për shqetësim. “Ministria thekson rëndësinë e mos shpërndarjes së thashethemeve ose qarkullimit të informacionit të pasaktë”, thuhet në deklaratë, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Kjo ministri gjithashtu është shprehur se do të koordinohet me autoritetet e tjera të Katarit për “sigurinë e qytetarëve dhe banorëve dhe për të ruajtur normalitetin e jetës publike”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Neglizhenca e punimeve në Tokbashqe, qytetari ankohet për vështirësi në vendkalim (FOTO) 24/06/2025