Katalonja nuk është rast i njëjtë, Spanja duhet ta njohë Kosovën, thotë kryeministri Kurti NULL NULL 19.08.2022 15:03 19.08.2022 15:03 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën spanjolle, ka cituar shkrimtarin Ismail Kadare, i cili kur pati fituar çmimin ‘Princi i Asturias’, pati thanë se ‘Spanja nuk duhet të krahasohet kurrë me Serbinë, sepse Serbia bëri gjenocid në Kosovë’. Si rezultat, Kurti u shpreh për El Pais, se njohja nga Spanja, do të dëshmonte atë se rastet e Katalonjës dhe të baskëve nuk janë të njëjta me rastin e Kosovës, përcjell Klankosova.tv. ”Spanja duhet të pajtohet dhe ta njohë Kosovën. E di që ka disa ankesa, por, siç ka thënë shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare, kur fitoi çmimin Princi i Asturias për Letërsinë: ‘Spanja nuk duhet të krahasohet kurrë me Serbinë, sepse Serbia bëri gjenocid në Kosovë’. Besoj se pikërisht me njohjen e Kosovës, Spanja tregon se Katalonja dhe baskët janë raste të ndryshme”, ka thënë Kurti. Mes tjerash, kryeministri Kurti, ka folur edhe për situatën në Ballkan, duke potencuar se për ta rritur jostabilitetin në kufijtë e Bashkimit Europian, ajo që po bën presion është Rusia. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024