12:32, 13 Qershor 2019

Në ministrinë e arsimit u mbajt tryeza me temën: “Si duhet ta trajtojmë zvogëlimin e numrit të nxënësve në shkollat tona” në të cilën morën pjesë zyrtarë nga MASHT-i dhe nga Komuna e Kamenicës, e cila është edhe iniciatore e kësaj ideje të reformimit.

Ata së bashku e trajtuan këtë çështje që sipas tyre kërkon angazhim në disa nivele.

Njëra ndër brengat që u shprehë aty ishte transporti i nxënësve dhe teprica teknologjike e mësimdhënësve që mund të krijohet si pasojë e reformës.

Ndërkaq, në lidhje me ngjarjen e një dite më parë kur kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, u sulmua me vezë në njërin nga fshatrat e komunës që drejton për shkak të kësaj reforme, ai i tha Klan Kosovës se është e kuptueshme reagimi i qytetarëve por shtoi se nuk do të ndalet pa marrë parasysh rrugën e vështirë që mund ta ketë ky mision.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë