Kastrati i SC Gjilanit: Në ekipin tonë ka një unitet dhe e kuptojmë lidershipin

Kastrati i SC Gjilanit: Në ekipin tonë ka një unitet dhe e kuptojmë lidershipin

NULL NULL
1 muaj më parë

Kapiteni i SC Gjilanit, Ylber Kastrati, ka thënë se për lëndimin e sotëm të pësuar në përballje kundër Ballkanit, ka ardhur si pasojë e një lëndimi të pësuar më parë.

Ai në Sport Show në Klan Kosova, tha se shkalla e lëndimit të pësuar sot është më e lartë, ku shpreson mos të keqësohet më shumë.

“Në lojën me Feronikelin nuk kam mundur të luajë si shkak i një lëndimit, lëndim ky që nuk e kam rikuperuar dhe kundër Llapit por që luajta në fushë. Ndërsa sot lëndimi e bëri të vetën dhe shkalla e lëndimit ishte më e lartë dhe shpresoi mos të keqësohet më shumë. Pas garave evropiane në fazën përgatitore po e vuajë ketë lëndim, mirëpo me stafin mjekësor do të bëjmë më të mirën të mundshme”.

Kapiteni i Gjilanit tutje ka thënë se shiriti i kapitenit ka përgjegjësit e veta jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj.

Uniteti në klub sipas Kastratit ka bërë që e gjitha të jetë më e lehtë.

“Traka e kapitenit nuk është vetëm ta mbajë atë në fushë, përgjegjësia e kapitenit është në gjitha aspektet, dhe në ekipin tonë kanë ardhë edhe ish-kapiten që ia dinë vlerën dhe frytet e motivimit në fushë. Në ekipin tonë ka një unitet dhe e kuptojnë lidershipin dhe kjo e bën më të lehtë gjithë punën profesioniste në klub. Puna në klub bëhet si grup, ku kishim rënie ngritje, dhe pikërisht aty ka reaguar grupi, fryma e motivi i kapitenit dhe lojtarët prapa”.

Kastrati ka folur edhe për ardhjet e shumta nga Shqipëria në skuadrën e Gjilanit. Ai tha se në klubin gjilanas të gjithë trajtohen njësoi, pavarësisht se nga vijnë.

“Ne jemi njëjtë në ekip dhe trajnohemi njësoi nga kryesia e klubit, pavarësisht a është nga Gjilani apo Shqipëria. Gjilani nga sezoni i kaluar është i njëjti brumë me disa ardhje të reja ku kjo është parë e nevojshme nga stafi drejtues i skuadrës”.