Kastrati i Malishevës në asamblenë e Nju Jorkut: Moment i veçantë NULL NULL 08.06.2023 21:35 08.06.2023 21:35 Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka zhvilluar vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka qenë mysafir special i Asamblesë së Nju Jorkut, rast të cilin e ka përshkruar si nderim të jashtëzakonshëm. “U jam shumë mirënjohës gjithë anëtarëve të këtij institucioni të rëndësishëm në Shtetin e Nju Jorkut, me theks të veçantë anëtarit të saj, z. Sam Pirozzolo, që para gjithë të pranishmëve shpalosi angazhimet dhe kontributin tim ndër vite”, është shprehur ai. “Pa dyshim, falënderimet më të sinqerta i takojnë bashkëatdhetarëve tanë në ShBA, që historikisht kanë kultivuar e fuqizuar miqësinë shqiptaro –amerikane, kanë integruar vlerat tona kombëtare brenda shoqërisë amerikane, janë kontribuesit më të mëdhenj të kombit tonë për liri, pavarësi e zhvillim ekonomi. Dhe shembulli më i mirë i një shqiptari që i promovon gjithë këto vlera, është miku ynë i mirë, z. Naser Nika, dhe shumë e shumë shqiptarë të tjerë, me të cilët ndihemi krenarë gjithë kombi shqiptar”. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 9 minuta më parë
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 4 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 4 orë më parë