Kastrati: Ekziston edhe një rrezik tjetër nga Serbia (VIDEO) NULL NULL 20.11.2023 18:03 20.11.2023 18:03 Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Kadri Kastrati, ka folur rreth situatës së sigurisë së Kosovë, në veçanti pas agresionit të Serbisë të 24 shtatorit, ku u vra polici Afrim Bunjaku. Kastrati tha se ekziston edhe një rrezik tjetër nga Serbia. “Ka paralajmërime, dhe ka veprime që Serbia është duke ndërmarrë për ta ripërtërirë ndoshta jo në grupe siç ka qenë 24 shtatori, por në grupe më të vogla, për ta aktivizuar pjesën ekstreme në veriun e Kosovës dhe për ta ngritur në këmbë një brigadë të cilën ata e quajnë “Brigada Veriore””, tha Kastrati në Info Magazine në Klan Kosova. Ai theksoi se planet e Serbisë e sollën shefin e NATO-s Jens Stoltenberg, për një vizitë në Kosovë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vrasja e Liridonës, flet ambasadori i Suedisë: Po punojmë ngushtë me Kosovën në hetimin e rastit 11 orë më parë
Kosova Qeveria mban mbledhje, kërkon nga Osmani autorizimin për kredinë 20 milionëshe nga BERZH-i 17 orë më parë