Kastrati: Benzemas mund t’ia kalojnë vetëm Osmani dhe Kurti me autogola në politkën e jashtme NULL NULL 07.04.2022 07:38 07.04.2022 07:38 Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Ardian Kastrati, ka thënë se sulmuesit të Real Madridit Karim Benzema, mund t’ia kalojnë vetëm presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Veçse Kastrati tha se ata mund ta bëjnë këtë duke dhënë autogola. “Miq, unë nuk jam për Real Madrid ama ky është SUPER BENZEMA. ….i dha dy supergola për dy minuta…. FENOMENAL….këtij veç Vjosa e Bini munden me ja kalu me super autogola në politikë të jashtme..🙂.. kur është futbolli i bukur na jep super emocion miq”. Mbrëmë Real Madrid e fitoi ndeshje e parë të çerekfinales në “Stamford Bride”, duke e mposhtur Chelsean me rezultat 1:3. Në këtë takim hat-trick realizoi sulmuesi francez Karim Benzema. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 3 orë më parë