Kartoni i kuq që ia siguroi Realit trofeun e Superkupës (VIDEO) NULL NULL 13.01.2020 08:49 13.01.2020 08:49 Një ndërhyrje e Federico Valverdes ndaj Alvaro Moratas, e shpëtoi Real Madridin nga pësimi i golit në minutat e vazhdimeve, në finalen e Supërkupës së Spanjës. Ishte minuta e 114-të kur pas një iniciative të “mbretërve”, lojtarët e Atleticos u sulën drejt portës së Realit, duke bërë që sulmuesi i “El Colchoneros”, Morata të gjendet afër 16- metërshit të “Los Blancos”. Në çastin kritik të zhvillimit të aksionit erdhi ndërhyrja me start nga prapa i 21 vjeçarit. Më pas gjatë lojës së mbetur, të dy palët nuk arritën të shënonin duke vazhduar me penallti. Më të saktë u tregua ekipi i menaxhuar nga francezi Zinedine Zidane, duke fituar me rezultat 4 me 1 me ekzekutimin e penalltive. Ky trofe është i 11-ti në historinë e Real Madridit. https://www.youtube.com/watch?v=3PB7wXtOH4Q *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.