Karikaturisti shqiptar i Muhamedit: Vrasja qe drejtësi NULL NULL 05.05.2015 11:05 05.05.2015 11:05 Karikaturisti që fitoi konkursin për karikaturën më të mirë të Profetit Muhamet, ka deklaruar se vrasja e terroristëve ishte një akt drejtësie. Ka pushtuar të gjitha portalet shqiptare lajmi se fituesi i konkursit për karikaturën më të mirë të Profetit Muhamed është një shqiptar. Emri i tij i artit është Bosch Fawstin transmeton Klan Kosova. Ai ishte pjesë e një konkursi për karikaturën e Muhamedit në Teksas, kur dy persona të armatosur tentuan të kryejnë një akt terrorist, të ngjashëm me atë në “Charlie Hebdo”. Karikaturisti shqiptar ka deklaruar se vrasja e dy terroristëve të armatosur është drejtësi. “Erdhën të na vrasin dhe vdiqën. Drejtësi,” tha ai. Mediat amerikane theksojnë se Fawstin, ish-mysliman, ka fituar çmimin prej 12.500 dollarë për një karikaturë, e cila nuk është publikuar nga shumë media. Organizatorët e konkursit thonë se nuk e dinë se ku ndodhet. Një organizatë që gjurmon grupet e urrejtjes, thotë se faqja në internet e artistit shqiptar është e mbushur me urrejtje të shëmtuar ndaj myslimanëve. Fawstin nuk ka dhënë ndonjë intervistë për mediat mirëpo në faqen e tij shkruan se është një gjë e sëmurë që të të thonë se nuk mund të karikaturosh një profet. Djali i dy emigrantëve shqiptarë, erdhi në jetë një vit pasi ata erdhën në SHBA. “Babai im e donte këtë vend, ai erdhi këtu që të ishte i lirë,” kujton Fawstin. “Shkonim në xhami njëherë në vit, mbanin një Kuran në dhomën e ndenjes dhe nuk e lexonim kurrë,” thotë ai. Sipas tij, pas 11 Shtatorit, pikëpamjet e tij rreth islamit ndryshuan në mënyrë radikale. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Konjufca: BE-së s’i takonte ta propozonte draft-statutin për Asociacionin, u ngutën ta bënin këtë pas Banjskës 08/12/2023