Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kardiokirurgia e suksesshme: Ilirjana, e pakonkurrencë në Bosnjë (VIDEO)

NULL NULL
nga Arbreshë Uka 14.10.2023 20:40
Ilirjana
Ilirjana

Ilirijana Haxhibeqiri para dy dekada e gjysmë ia vuri vetes një qëllim shumë sfidues.

Si bijë e kirurgut të njohur, Sami Haxhibeqiri, ajo vazhdoi rrugën e njëjtë, madje u bë kardiokirurge për të rritur, e para e këtij profili në Bosnjë e Hercegovinë.

Kardiokirurgia nga Kosova e cila jeton dhe vepron në Sarajevë tregon sesi edhe në qendrat më të avancuara si në Evropë dhe Amerikë nuk kishte takuar gra në këtë lëmi specialstike, por që të gjithë ishin burra, njofton Klan Kosova.

Kirurgia e zemrës që ka 20 vjet karrierë në kardiokirurgji mban edhe pozitë udhëheqëse në klinikë në kuadër të qendrës spitalore e universitare të Sarajevës dhe është profesoreshë e kardiokirurgjisë.

Megjithëkëtë arritje, Haxhibeqiri thotë se kaherë nuk është ftuar  prej institucioneve kosovare të shëndetësisë për ta ndihmuar e forcuar këtë shërbim në QKUK, anise bën me dije se do të ishte shumë e interesuar që të kontribuojë edhe në këtë aspekt.

lajme të ngjashme