Karateisti me prejardhje nga Kosova, i dyti në kampionatin zviceran NULL NULL 27.11.2023 10:15 27.11.2023 10:15 Karateisti me prejardhje nga Kosova Lorian Musa, është një nga fituesit në kampionatin nacional të Zvicrës. Musa i cili vjen nga qyteti i Mitrovicës, garoj në kategorinë U14 deri në 39 kilogramë dhe u rendit i dyti. Ai është i lindur dhe rritur në Zvicër, ku jeton dhe vepron bashkë me familjen e tij, në kantonin e Valais-it. Loriani është aktiv në sportin e karatesë që nga mosha pesëvjeçare. Që atëherë e deri më sot, djaloshi nga Kosova trajnohet nga trajneri i njohur zviceran Olivier Knupfet, i cili është kampion dhe ka 33 çmime ndërkombëtare. Djaloshi trajnohet po ashtu nga trajnerja Italiane Iliana Bartolotta, e cila ka një bagazh të ndritur në karate. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova IPKO pas zjarrit në depon në zonën industriale: Të gjitha operacionet vazhdojnë pa asnjë ndërprerje 2 orë më parë