Karateisti Erblin Shoshi bëhet nënkampion Ballkanik në Slloveni NULL NULL 17.11.2023 21:21 17.11.2023 21:21 Në Kampionatin Ballkanik për Kadetë, Junior dhe U21 në Slloveni, garuesi Erblin Shoshi i klubit të Karatesë “E&E WAZARI” Istog u bë Nënkampion Ballkanik duke zënë vendin e dytë në Ballkan. Ky rezultat i Nënkampionit Ballkanik në kategorinë Kadet është i pari për qytetin e Istogut, raporton Klan Kosova. “Unë si trajner i Erblinit njëherit edhe si Selektor i Përfaqësueses së Kosovës jam shumë i kënaqur me këtë arritje të këtij suksesi Nënkampion Ballkanik”, ka shkruar Leutrim Pepaj në Facebook. Në këtë Kampionat Ballkanik morën pjese të gjitha shtetet Ballkanike dhe konkurrenca ishte tejet e fortë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.