Karateistët fituan pikë Olimpike, por rruga për në Olimpiadë mbetet e gjatë NULL NULL 08.11.2018 14:46 08.11.2018 14:46 Kombëtarja e Kosovës në karate ka mbyllur garat individuale në kampionatin botëror, që po mbahet në Madrid të Spanjës.Në një konkurrencë shumë të fortë, garuesit tanë kanë garuar në kategori të ndryshme, me synimin për të fituar sa më shumë pikë Olimpike për të zënë normën Olimpike Tokyo 2020. Më i suksesshmi doli Alvin Karaqi në kategorinë -84 kilogramë. Karaqi fitoi tri luftëra, për t’u ndalur në luftën e katërt, nga turku Ugur Aktas, me pikë me epërsi, edhe pse rezultati ishte baras 2:2. Sipas Rregullores së pikëve Olimpike të Federatës Botërore të Karatesë (WKF), Karaqi ka fituar 456 pikë Olimpike, bazuar në kuotën 12 që ka kampionati botëror, duke llogaritur këtu edhe pikët e pjesëmarrjes dhe renditjen nga pozita 15-33. Alvini ishte në mesin e 18 më të mirëve. Herolind Nishevci në kategorinë +84 kilogramë shënoi dy fitore, për t’u ndalur në të tretën. Ai përkundër se ishte i lënduar arriti të realizojë dy fitore, duke shtuar kështu në konton e tij edhe 300 pikë Olimpike.Dy fitore realizuan edhe Elhami Shabani (-75 kg) dhe Orges Arifi (-60 kg), të cilët njësoj si Nishevci fituan nga 300 pikë Olimpike. Pikët zyrtare WKF do t’i publikojë më 1 dhjetor 2018, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës, përcjellë Klan Kosova. Rruga për të zënë normën Olimpike Tokyo 2020 për karateistët mbetet ende e gjatë. Në karate, kategoritë Olimpike tek meshkujt janë: -67 kg, -75 kg, +75 kg dhe kata, ndërsa tek femrat: -55 kg, -61 kg, +61 kg. Dy karateistët tanë më të suksesshëm, Karaqi dhe Nishevci bëjnë pjesë në kategorinë e njëjtë Olimpike, +75 kg. Nga garuesit tjetër, me një fitore e mbylli botërorin edhe Ylli Cenaj, në kategorinë -67 kg.Humbje në luftën e parë pësuan: Adelina Rama (-61 kg), Gresa Zhitia (-65 kg), Diellza Dragusha (-68 kg), Fortesa Orana (+68 kg), si dhe Vlerona Shala (kata) e Argjend Berjani (kata).Sot ekipi i Kosovës garon në ekipore në të dyja konkurrencat. Drejtësinë në këtë botëror po e ndajnë edhe tre gjyqtarët tanë me licencë ndërkombëtare: Ardian Muhadri, Besart Vitia dhe Besim Ilazi. Botërori ka filluar më 6 nëntor, ndërsa mbyllet më 11 nëntor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 1 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë