Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Karateistet e Kosovës zënë vendin e tretë në Kampionatin Ballkanik

NULL NULL
02.03.2025 23:27

Karateistet e Kosovës kanë shënuar një rezultat goxha të mirë në Kampionatin Ballkanik.

Ata në Budva të Malit të Zi, zunë vendin e tretë.

Dy medalje të bronzta në individual edhe një në ekipore, është bilanci i suksesit të Kombëtares së Kosovës.

Fortesa Orana dhe Diellza Mahalla fituan medaljet në kategorinë 68+ kg. Në të njëjtën kategori, Diellza Sejdijaj u rendit e pesta.

Në ekipore, medaljen e bronztë e fituan sërish vajzat, ndërsa djemtë u renditën në vendin e pestë.

lajme të ngjashme