Karateistët e çojnë në gjykatë Hajrulla Çekun, ai hesht (VIDEO) NULL NULL nga Donjeta Murselaj 11.10.2023 19:54 nga Donjeta Murselaj 11.10.2023 19:54 Federata e Karatesë së Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit së shpejti do të përballen në gjykatë. Ballafaqimi i tyre në gjykatore do të vijë pasi Federata e ka paditur Ministrinë që udhëhiqet nga Hajrulla Çeku për vendimin i cili pezulloi licencën e kësaj federate. Përmes kësaj padie, kjo federatë kërkon anulimin e këtij vendimi, të cilin e konsideron të kundërligjshëm, raporton Kiks Kosova. Avokati Florim Shefqeti ka vlerësuar se vendimi i Ministrisë për pezullimin e licencës së FKK-së është skandaloz dhe i paekzekutueshëm. Bazuar në statutin e kësaj Federate, Shefqeti pohon se Kuvendi i Jashtëzakonshëm Zgjedhor ka qenë i ligjshëm. Konstatimi i zyrtares së MKRS-së, Afërdita Fazlija se është shkelur statuti i FKK-së, sipas Shefqetit, është interpretim i gabuar dhe përbën tejkalim të kompetencave. Nga Federata e Karatesë dyshojnë se pezullimi i licencës është bërë me planifikim, i cili përfshinte edhe mosaprovimin e raportit financiar për tremujorin e tretë të vitit 2023. KIKS Kosova ka më shumë se dy javë që ka kontaktuar me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit lidhur me këtë çështje, por nuk ka pranuar përgjigje. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.