Karaqi fiton pikë Olimpike në Premier Ligën e Karatesë në Dubai NULL NULL 18.02.2019 15:42 18.02.2019 15:42 Alvin Karaqi është kthyer nga Premier Liga e Karatesë Dubai 2019 pa medalje por me pikë olimpike të fituara, derisa Herolind Nishevci, Orges Arifi dhe Elhami Shabani ishin të pasuksesshëm duke u eliminuar në rundin e parë. Alvin Karaqi i shënoi dy fitore në kategorinë deri në 84 kilogramë, por u ndal në luftën e tretë. Karateisti kosovar e mposhti me rezultat bindës Pablo Zapatan e Spanjës dhe francezin Jessie Da Costa, megjithatë humbi nga Aykhan Mamayev i Azerbajxhanit (5:4). Karaqi fitoi pikë Olimpike për Tokio 2020. Ai ishte më i suksesshmi nga pesë garuesit që përfaqësuan Kosovën, në garën që nisi të premten dhe u mbyll të dielën. Një fitore bindëse e shënoi edhe Fortesa Orana në kategorinë +68 kilogramë, ndërsa humbi në luftën e dytë. Herolind Nishevci (+84 kg), Orges Arifi (-61 kg) dhe Elhami Shabani (-75 kg) u ndalën në luftën e parë. Iu urojmë më shumë fat dhe suksese garuesve tanë, të cilët po e ndjekin normën Olimpike. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Alvin Karaqi është kthyer nga Premier Liga e Karatesë Dubai 2019 pa medalje por me pikë olimpike të fituara, derisa Herolind Nishevci, Orges Arifi dhe Elhami Shabani ishin të pasuksesshëm duke u eliminuar në rundin e parë. Alvin Karaqi i shënoi dy fitore në kategorinë deri në 84 kilogramë, por u ndal në luftën e tretë. Karateisti kosovar e mposhti me rezultat bindës Pablo Zapatan e Spanjës dhe francezin Jessie Da Costa, megjithatë humbi nga Aykhan Mamayev i Azerbajxhanit (5:4). Karaqi fitoi pikë Olimpike për Tokio 2020. Ai ishte më i suksesshmi nga pesë garuesit që përfaqësuan Kosovën, në garën që nisi të premten dhe u mbyll të dielën. Një fitore bindëse e shënoi edhe Fortesa Orana në kategorinë +68 kilogramë, ndërsa humbi në luftën e dytë. Herolind Nishevci (+84 kg), Orges Arifi (-61 kg) dhe Elhami Shabani (-75 kg) u ndalën në luftën e parë. Iu urojmë më shumë fat dhe suksese garuesve tanë, të cilët po e ndjekin normën Olimpike.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 1 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë