21:02, 29 Qershor 2020

“Nuk do t’i kthejmë kurrë masat e vjetra”.

Këtë zotim të vartësit të tij Armend Zemaj të para tre ditëve e la në pikëpyetje të hënën shefi i Qeverisë Avdullah Hoti.

Kjo ngase masa e karantinimit në vende të caktuara po shqyrtohet si mundësi për t’u rikthyer, njofton Klan Kosova.

Mirëpo kjo nuk është e vetmja.

Pas takimit që u zhvillua ndërmjet kryeministrit Hoti, ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj së bashku me komitetin për pandeminë, doli që disa masa mund të rikthehen e të cilat do të diskutohen në mbledhjen e ardhshme të qeverisë.

E nëse këto shndërrohen në vendime, qytetarët edhe mund të ndëshkohen, njëra nga to është për mos mbajtjen e maskës.

Kronikë nga Arbëreshë Uka.

Konkurs Pune

Lexo më shumë