19:00, 29 Janar 2020

Jeni me të vjella për shkak të shqetësimeve në stomak ose gjatë një udhëtimi me makinë, varkë ose aeroplan? Jeni në artikullin e duhur!

Më poshtë do t’ju flasim për një recetë të shpejtë të përgatitjes së karameleve kundër të vjellave të cilat janë efektive dhe shumë praktike për t’u mbajtur me vete.

Përbërësit:

Pak xhinxher i freskët

Sheqer kafe

Ujë

Udhëzime:

-Sasia e xhinxherit që duhet të përdorni për këtë recetë varet nga sasia e karameleve që dëshironi të prodhoni. Me që e keni për herë të parë, mund të përdorni 4 ose 5 copa xhinxher të freskët.

-Qëroni xhinxherin e freskët me një thikë. Më pas shpëlajeni me ujë.

-Priteni në feta të holla në mënyrë që të ekstraktoni përbërësit e xhinxherit që luftojnë të vjellat.

-Vendosini fetat në një tenxhere dhe mbulojini me ujë. Nëse nuk doni që shija e tyre të jetë shumëe fortë, shtoni më shumë ujë.

-Vendosini të ziejnë në nxehtësi mesatare. Kur të marrë valë, uleni nxehtësinë dhe lëreni masën të ziejë për 20-30 minuta.

-Nxirrni fetat e xhinxherit dhe peshoni ujin e mbetur. Të njëjtën sasi uji do të përdorni edhe për sheqerin. Për shembull nëse keni 140 gr ujë, do të përdorni 140 gr sheqer kaf.

-Shtoni sheqerin në tenxhere dhe vendoseni përsëri përzierjen në zjarr në nxehtësi mesatare. Përziejini me lugë druri që të parandaloni djegien e sheqerit kafe.

-Më pas ulni nxehtësinë derisa përbërja të trashet.

-Shtroni mbi një sipërfaqe të rrafshtë një letër furri. Me anë të një luge çaji, vendosni masën e trashur të karameleve mbi sipërfaqe letre, duke u kujdesur të kenë distancë nga njëra-tjetra. Prisni të ftohen dhe më pas futini në një kavanoz./living/

Konkurs Pune

Lexo më shumë