Karahoda: Ministria e Kulturës e ka refuzuar përkrahjen për "Dokufest" (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Karahoda: Ministria e Kulturës e ka refuzuar përkrahjen për “Dokufest” (VIDEO)

NULL NULL
04/08/2022

Organizatori i Dokufest-it Samir Karahoda, ka thënë se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e kanë refuzuar përkrahjen për këtë organizim për shkak të mungesës së dokumentacionit.

Karahoda në Info Magzinë në Klan Kosova tha se kjo ka shkaktuar probleme sepse nesër fillon ky festival dhe ata kanë llogaritur në përkrahjen e ministrisë.

“Dje e kemi pranuar një përgjigje nga Ministria e Kulturës, ku propozimi jonë është refuzuar për shkak të mungesës së dokumentacionit. Kjo është diçka që na ka bërë që të shqetësohemi. Festivali fillon nesër dhe ne i kemi planifikuar aktivitetet duke e llogaritur edhe përkrahjen e Ministrisë. Fatkeqësisht nuk është hera e parë që ne ballafaqohemi me këso probleme. Shpresojmë që Ministria ta merr parasysh ankesën tonë dhe ta korrigjojë vendimin i cili është plotësisht i padrejt dhe i paarsyeshëm” – tha Karahoda.

Ai tregoi edhe arsyen se pse iu refuzua ndihma nga MKRS.

Sipas tij kjo ka ndodhur për shkak të digjitalizimit të sistemit të aplikimit.

“Ministria sivjet ka filluar një proces të ri të aplikimit. Siç e dini kanë filluar të digjitalizojnë formën e aplikimit. Ne e përkrahim këtë formë të aplikimit pasi që eliminon parregullsitë. Por, fatkeqësisht sistemi ka pasur mangësi tek aplikacioni jonë që një numër i madh i dokumentacionit ka munguar, sepse një pjesë e dokumentacionit origjinal nuk është ngarkuar” – tha ai.