Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kaq subjekte politike janë gjobitur gjatë vitit të kaluar

NULL NULL
15.08.2024 14:32

Gjatë vitit të kaluar, 15 subjekte politike kanë realizuar të hyra në vlerë prej mbi katër milionë euro, ndërkaq kanë shpenzuar mbi tre milionë euro. Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike ka gjobitur 14 subjekte politike për shkak të shkeljeve.

Kështu u tha në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve gjatë shqyrtimit të raportit përfundimtar “Auditimi i raporteve vjetore financiare të subjekteve politike – Pasqyrat financiare të vitit 2023”.

Me tetë vota për, anëtarët e KQZ-së kanë miratuar rregulloren zgjedhore për fushatën e zgjedhjeve, monitorimin dhe deklarimin financiar.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala, tha se janë audituar 54 subjekte politike.

Ai tutje theksoi se zyra po ashtu ka gjobitur 14 subjekte politike.

“Zyra pas pranimit të raportit të raporteve përfundimtare të auditimit, ka gjobitur 14 subjekte politike. Nga këto shtatë subjekte politike përfaqësohen në Kuvendin e Kosovës dhe shtatë të tjera jo. Sa i përket kategorive të shkeljeve, mos deklarim në shfrytëzim të zyrave ose mos ofrim të dokumentacionit, janë gjobitur pesë subjekteve politike për mos dorëzim të raporteve në datën 1 mars 2024, ashtu siç përcaktohet me Ligjin për Financimin e Subjekteve Politike, janë gjobitur tri subjekte politike për pranim të dokumentacioneve në kundërshtim me Ligjin për Financim të Subjekteve Politike janë gjobitur tri subjekte politike, për shfrytëzimin e mjeteve financiare në kundërshtim me Ligjin për Financim janë gjobitur tri subjekte politike, shpenzime të pambështetura me dokumentacion janë gjobitur tri subjekte politike, mos ofrim të dokumentacionit për auditor janë gjobitur dy subjekte politike dhe një subjekt politik është gjobitur për mos publikim të raporteve financiare në ueb faqen zyrtare të subjektit politik”, përfundoi ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.