Lajmet e fundit

Një zjarr ka përfshirë kulmin e një ndërtese në Rrugën B në Prishtinë.
Klankosova ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se kulmi i objektit është përfshirë nga flakët.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit, të cilët kanë intervenuar për ta lokalizuar dhe shuar zjarrin.
Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar apo dëme të tjera materiale, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten të panjohura.