Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Kapitullon” Benfica nga spektakli i dyshes Raphinha-Yamal, Barça thuajse në çerekfinale

NULL NULL
11.03.2025 19:37

Në minutën e 11-të të ndeshjes, Yamal servoi një asistim të bukur për bashkëlojtarin e tij, Rafinha, duke i dhënë epërsinë Barcelonës ndaj Benficas.

Portugezët me atë të Otamendit u rikthyen në lojë, duke barazuar menjëherë rezultatin, pa kaluar as 120 sekonda të plota nga realizimi i vendasëve.

Por sërish doli në skenë 17 vjeçari, Lamine, duke shënuar një super gol, për ta rikthyer avantazhin në “Estadi Olímpic Lluís Companys”, raporton Klankosova.tv

Barcelona 3-1 Benfica (HT)

Realizatori i parë, rezultoi edhe i fundit, sa i përket këtij 45 minutshi.

Braziliani Raphinha i dërgoi “Blaugranat” në pushim, me dy gola diferencë, gjegjësisht tri sosh në të dyja ndeshjet.

Ky duel e ka peshën e një bilete për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku “Katalunasëve” u mjafton edhe barazimi, duke qenë se e fituan 0-1 aktin e parë në Lisbonë.

Barcelona – Benfica po transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion!

lajme të ngjashme